Ishte një ditë e bukur me diell, por në Australi, asnjëherë nuk mund të jesh 100% i qetë kur futesh në ujë. Kështu ndodhi edhe të hënën në një plazh në qytetin Perth, ku njerëzit e tmerruar dolën me nxitim nga uji, pasi u njoftuan për një peshkaqen tigër që iu afrua së tepërmi bregut.
Në videon e filmuar nga lart, shihet peshkaqeni duke notuar shumë pranë bregut. Disa guximtarë po qëndronin me këmbët në ujë për ta parë nga afër grabitqarin e oqeaneve, por dolën menjëherë sapo ai bëri një lëvizje drejt bregut.
Peshkaqeni tigër është ndër tre më të mëdhenjtë dhe më agresivët, bashkë me peshkaqenin e bardhë dhe peshkaqenin dem. (A2 Televizion)