





Katër peshkatarë që rezultonin të humbur janë gjetur shëndoshë e mirë pas pesë ditësh në det të hapur. Sipas raportimeve, ata janë gjetur në dy kuti peshkimi, në brigjet e Malajzisë.
Ekuipazhi kishin dalë në det më 29 janar, por u gjendën përballë kushteve të vështira të motit dhe mjeti lundrues u fundos.
Kapiteni, Mohd Zaidi Camry Abdullah dhe tre anëtarë të ekuipazhit Muhammad Herman Arpat, 25 vjeç, Sinasi Badu, 44, dhe Frenky Daud Amin, 40, u futën në kutitë e peshkimit në momentin që vunë re se varka e tyre kishte një rrjedhje.
Duke e ditur se varka do të fundosej shumë shpejt, katër burrat morën disa ushqime me vete, lanë anijen dhe hipën në dy kuti të mëdha me shpresën se do të mund të mbijetonin ashtu.
Pas pesë ditësh ata u shpëtuan nga një anije transporti që i pikasi në det më 4 shkurt. (A2 Televizion)