​Trazira në Siri pas tërmeteve, të burgosurit arratisen në masë, mes tyre edhe luftëtarë të ISIS

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 14:53 | Bota
​Trazira në Siri pas tërmeteve, të burgosurit arratisen në

Rreth 20 luftëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik (ISIS) u arratisën nga një burg sirian gjatë një rebelimi pas tërmetit që tronditi rajonin të hënën.

Burgu ushtarak i Rajos, i vendosur pranë kufirit turk në veriperëndim të Sirisë, ka rreth 2 mijë të burgosur, përfshirë rreth 1 mijë e 300 të dyshuar se kanë luftuar për ISIS-in.

Pas tërmetit të burgosurit filluan një kryengritje dhe morën kontrollin e disa pjesëve të burgut. Rreth 20 të burgosur u arratisën. Ata besohet se janë anëtarë të ISIS-it.

I vendosur në një zonë rebele, burgu i Rajos kontrollohet nga forcat proturke. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/23/po-pergatiste-sulme-terroriste-ne-kosove-zbulohet-celula-e-isis/

A2 CNN Livestream

Latest Videos