
Peshkatarët në Durrës kanë protestuar për çmimin e karburantit, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve qendrore dhe bordit të transparencës për uljen e tij. Ata shprehen se nuk po zbatohet marrëveshja që furnizon peshkimin me naftë me çmim të ulet, ndërkohë që tregojnë se çmimi që marrin peshkatarët e Durrësit është 8 deri ne 10 lekë më shtrenjtë se nafta që marrin peshkatarët në Vlorë, Sarandë apo Shëngjin.
Aktualisht peshkatarët e marrin naftën me çmim 124 deri 125lekë/ litër, ndërsa bëhet e ditur se edhe bordi nuk ka reflektuar në uljen e çmimit kur ka rënë çmimi në bursë.
Përfaqësuesit e peshkimit kërkuan që peshkatarët e Durrësit të rimbursohen me lekët që kanë paguar për shkak të çmimit të diferencuar. (A2 Televizion)