
Policia e Shkodrës njofton se, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka vënë në pranga shtetasin Ardian Loci, i dënuar me burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
48-vjeçari Loci ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit në Shkodër e kishte dënuar me 1 vit e 10 muaj burg për këtë vepër penale.
Ish shoferi i FNSH, Ardian Loci, akuzohet se dekonspiroi një aksion për asgjësimin e parcelave me kanabis në zonën e Dukagjinit. (A2 Televizion)