Pezullohen nga detyra dy drejtuesit e komisariatit të Devollit

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 15:45 | Kronikë
Pezullohen nga detyra dy drejtuesit e komisariatit të Devollit

Pezullohen nga detyra dy drejtuesit e komisariatit të Devollit, konkretisht shefi i komisariatit Besim Palamani, dhe shefi i rendit Admir Belishta.

Burime konfirmojnë se dy drejtuesit akuzohen për “shpërdorim detyre”. Ata kanë qenë në përgjim për më tepër se 3 muaj, dhe dyshohet se kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve si edhe transportimin e tyre nga disa shtetas.

Çështja po shqyrtohet në prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

"Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit, rezulton se punonjësit e mësipërm kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, transportimin dhe tregtimin e lëndëve drusore për llogari të shtetasve të ndryshëm, duke shmangur shtetasit T.D, A.B dhe N.H. nga përgjegjësia administrative e penale dhe duke dëmtuar interesat e shtetit për mbrojtjen e pyjeve nga prerjet e paligjshme", thuhet në njoftimin e AMP-së për rastin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos