Pezullohet kryetarja serbe e Gjykatës së Mitrovicës, Vucic: Kurti po na sulmon, marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 20:41 | Kosova
Pezullohet kryetarja serbe e Gjykatës së Mitrovicës, Vucic: Kurti

“Albin Kurti e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe sipas vullnetit të tij dhe atyre që e mbrojnë, Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston më”. Këto janë fjalët e sotme të presidentit serb Alexander Vucic, si reagim ndaj atij që ai cilëson si një vendim “Skandaloz” të ekzekutivit në Prishtinë, pezullimi nga detyra e kryetares së Gjykatës Themeltare të Mitrovicës, Lilana Stevanovic.  

Arsyeja, sipas Vucic është prania e gjykatëses në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare serbe, që u mbajt në Beograd më 22 mars, dhe se edhe për pjesëmarrësit e tjerë në atë takim, kryesisht pjesë të forcave të policisë, është urdhëruar shkarkimi në orët në vijim.

Prishtina zyrtare ka pohuar pezullimin e Stevanovicit, por pa e lidhur atë vendim me praninë e saj në Beograd.

https://a2news.com/2022/03/22/vucic-kercenon-kosoven-serbia-mban-mbledhje-te-keshillit-te-sigurise-kombetare/

Vucic deklaroi sot se “Kurti ka vendosur të sulmojë serbet”, ndërkohë që braktisja e marrëveshjes së Brukselit nënkupton braktisjen e zyrtareve kosovarë me origjinë serbe nga postet institucionale brenda Kosovës, si integrimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe policisë.

 Vucic paralajmëroi se do t’i drejtohet përket çështje vendeve të Quint-it, dhe komunitetit ndërkombëtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos