Gripi i shpendëve, Kosova ndal importin e tyre nga Shqipëria

Nga A2 CNN
21 Mars 2022, 13:01 | Kosova
Gripi i shpendëve, Kosova ndal importin e tyre nga Shqipëria

Shfaqja e gripit të pulave në Shqipëri ka bërë që autoritetet në Kosovë marrin masa që kjo sëmundje të mos përhapet dhe në vendin e tyre.

Për këtë arsye, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë vendosi ndalesën e importit të shpezëve të gjalla nga Shqipëria.

“Jemi në kontakte të vazhdueshëm me autoritetin e veterinarisë se Shqipërisë, për shkëmbim informatash, lidhur me incidencën e mundësisë se përhapjes së sëmundjes. Si autoritet me i lartë i veterinarisë në Republikën e Kosovës, me të gjitha kapacitete jemi të angazhuar për ndërmarrjen e veprimeve parandaluese të përhapjes se sëmundjes në vendin tonë”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos