
Për ekspertë të ekonomisë, rritja ekonomike e raportuar në gjysmën e parë të vitit mund të mos jetë e shëndetshme dhe afatgjatë. Sipas tyre, përmirësimi ka ardhur nga ndikimi i faktorëve sezonalë dhe të jashtëm, ndërsa problem mbetet Borxhi Publik.
Rritja ekonomike e raportuar në gjysmën e parë të vitit mund të mos jetë e shëndetshme dhe afatgjatë.
Elona Shehu, pedagoge dhe eksperte e ekonomisë thotë se pas shifrave optimiste të publikuara nga Banka e Shqipërisë fshihen efekte sezonale dhe të importuara nga dinamika të tregut të jashtëm dhe jo faktorë të brendshëm të qëndrueshëm.
Për Shehun, shqetësues mbetet niveli i borxhit publik dhe tendenca e qeverisë për të rritur shpenzimet në investimet publike.
Banka e Shqipërisë raportoi se ekonomia u rrit me 5.53 për qind në 3 muajt e parë të vitit, por nga ana tjetër u përkeqësuan treguesit e Borxhit Publik dhe konsumit të popullatës. (A2 Televizion)