Piloti merr në telefon policinë: E kam stjuardesën të droguar

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 21:09 | Bota
Piloti merr në telefon policinë: E kam stjuardesën të

Një stjuardesë e kompanisë ajrore British Airways është vënë në pranga pasi akuzohet se ishte nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike gjatë detyrës së saj në udhëtim e sipër.

Oficerët e policisë së Sussex zbarkuan në aeroportin e Gatwick dhe ndaluan stjuardesën që vinte nga Gran Canarie pas një telefonate që morën nga piloti i avionit, se një prej punonjëseve nuk ishte në gjendje të kryente detyrën e saj.

Sipas mediave britanike, kolegët e gruas ndihmuan policinë që ta shoqëronte pasi ajo dyshohej që edhe në ato momente të ishte ende nën efektin e narkotikëve.

Ata tregojnë se piloti u detyrua të njoftonte policinë pasi stjuardesa nuk ishte në gjendje të punonte dhe t’iu ofronte siguri pasagjerëve.

Gruaja 41 vjeçare u shoqërua në polici, ndërkohë që një hetim ka nisur ndaj saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos