
Një alarm fals në bordin e një avioni shkaktoi momente frike në aeroportin e Schiphol-it në Amsterdam.
Gabimisht, piloti i një avioni që do të nisej drejt Madridit, shtypi butonin e alarmit që sinjalizon pengmarrje të mundshme.
Forcat Speciale mbërritën në zonë dhe pjesë të aeroportit u evakuuan. “Nuk ka ndodhur asgjë, na vjen shumë keq”, ishte shfajësimi i kompanisë “Air Europa” lidhur me alarmin fals në fluturimin Amsterdam-Madrid.
Lajmet për një rrëmbim të mundshëm të avionit filluan të qarkullonin në rrjetet sociale duke shkaktuar panik tek qytetarët. (A2 Televizion)