Piratët rrëmbejnë 19 anëtarët e një naftëmbajtëse greke

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2019, 11:15 | Bota
Piratët rrëmbejnë 19 anëtarët e një

19 anëtarët e një anije naftëmbajtëse greke u rrëmbyen nga piratët shumë pranë brigjeve të Nigerisë.

Anija që transportonte sasi të madhe nafte krudo u sulmua 77 milje larg ishullit Bonny dhe anëtarët e ekuipazhit u rrëmbyen. Ende nuk dihet fati i tyre, ndërkohë që forca të shumta po patrullojnë zonën

Naftëmbajtësja me flamur të Hong Kongut, që mban rreth 2 milionë fuçi me naftë, drejtohet nga kompania greke detare “Navios Tankers Menagement”.

Shpesh herë anijet e mëdha sulmohen pranë brigjeve të Nigeri apo Somalisë nga persona të armatosur që kërkojnë shpërblim për lirimin e personave të rrëmbyer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos