Një shpërthim i fuqishëm iu mori jetën 5 personave në një resort të njohur skish në rajonin e Szczyrk në Poloni. Autoritetet raportojnë se shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi në resort, i cili është shkatërruar plotësisht.
Deri tani janë gjetur trupat e 5 personave në rrënojat e resortit, por mendohet të ketë dhe të tjerë.
Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në atë që ka mbetur nga resorti i skive dhe aktualisht 150 efektivë janë në vendngjarje. (A2 Televizion)