Pas arrestimit të 34 personave, prokuroria e Tiranës njoftoi se po heton në 3 pista kryesore krimet e shënuara në protestën e 8 janarit tek selia e PD. Në hetim do të jetë jo vetëm dhuna e protestuesve, por edhe përdorimi i lëndëve të panjohura nga brenda godinës drejt protestuesve. Burime pranë prokurorisë thane se për llogari të hetimit do të merret në pyetje çdo person që ka dijeni për rrethanat e protestës, pa përjashtuar edhe Lulzim Bashën e Sali Berishën. (A2 Televizion)
Pistat e hetimit në protestën e 8 janarit, prokuroria pritet të pyesë dhe Bashën e Berishën
