
Një konflikt për çështje banale ka degjeneruar në një plagosje mes të afërmish në Bathore të Kamzës.
Sipas forcave të rendit, një shtetas me inicialet F.L. është ndaluar pasi ka goditur me thikë kushëririn e tij H.T., ndërkohë që kanë marrë dëmtime të lehta edhe pjesëtarë të tjerë të dy familjeve si dhe një të mitur 15-vjeçar.
Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit. (A2 Televizion)