Plagosën 32-vjeçarin me thikë, pranga dy personave

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 08:28 | Kronikë
Plagosën 32-vjeçarin me thikë, pranga dy personave

Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga dy persona, të shpallur në kërkim për vrasje me dashje, e mbetur në tentativë.

Të arrestuarit, G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur me thikë më 4 prill shtetasin E.K. 32 vjeç, pas një sherri.

I plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra nga sulmi i dy të arrestuarve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos