
A2 ka siguruar videon e ekzekutimit të Bardhok Pllanaj, i cili u vra mbrëmjen e djeshme, në Dobraç të Shkodrës.
47-vjeçari njihej ndryshe edhe si “Kumbari” i Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10 minuta në fshatin Dobraç. Mësohet se ndaj Pllanajt është qëlluar me breshëri automatiku.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se autorët e kanë ndjekur viktimën e tyre për disa qindra metra derisa kanë gjetur momentin e përshtatshëm për ta qëlluar për vdekje. (A2 Televizion)