
Një fëmijë 11-vjeçar është plagosur me armë zjarri në fshatin Gjegjan të Pukës, mesditën e së enjtes.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet si aksidentale ndërkohë që nuk është e qartë se si i mituri ka rënë në kontakt me armën e zjarrit.
11-vjeçari është plagosur në këmbë dhe është dërguar për të marrë ndihmë në spitalin e Pukës. (A2 Televizion)