Holandezët dhunojnë shqiptarin, shoqërohen 8 tifozë (KUJDES! Pamje të rënda)

Nga A2 CNN
24 Maj 2022, 21:04 | Kronikë

Jo vetëm festë në Tiranë. Tifozët holandezë janë bërë pjesë e një përleshje të dhunshme me një shtetas shqiptar.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se 8 holandezë, në gjendje të dehur, kanë dhunuar një 45-vjeçar shqiptar, i cili është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për këtë rast, policia ka shoqëruar 8 shtetas holandezë.

“Më datë 24.05.2022, te kafe "Europa" disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.

Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë. Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos