
Policia e Pogradecit ka ndaluar dhe më pas ka sanksionuar një të ri i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugë me makinë, duke rrezikuar jetën e të tjerëve.
Për këtë arsye, policia ndëshkoi me një masë administrative të riun S. Zh., i cili videot ku kryente veprimet e rrezikshme me makinë i postonte më pas në rrjetet sociale.
Pas shoqërimit në Komisariat, rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin, pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, duke u siguruar reagim të shpejtë dhe të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve. (A2 Televizion)