Plagoset në rrethana të paqarta ish-kreu i PS në Vaun e Dejës

Nga A2 CNN
4 Shtator 2021, 10:54 | Kronikë

Ish-kryetari i Partisë Socialiste Nikolin Huba është plagosur në rrethana të paqarta mëngjesin e sotëm rreth 10:15, në afërsi të  shkollës Pyjore në Shkodër. 54-vjeçari u plagos me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos