Plagosi 15-vjeçarin me pistoletë, arrestohet në një banesë të braktisur autori

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 17:06 | Kronikë
Plagosi 15-vjeçarin me pistoletë, arrestohet në një

Ka zgjatur vetëm disa orë arratia e 17 vjeçarit A.Gj. në Laç, i cili plagosi me pistoletë një 15 vjeçar në ambientet e jashtme të gjimnazit të qytetit.

17-vjeçari A.Gj. u arrestua në një banesë të braktisur, ku qëndronte i fshehur prej mesditës, kur u shënua dhe ngjarja.

A.Gj. qëlloi me armë 15-vjeçarin L.Rr, të dy nxënës të gjimnazit, pas një konflikti, i cili tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos