
Qyteti i Laçit është tronditur sot nga një episod i rëndë i ndodhur në gjimnazin e qytetit, "At Shtjefën Gjeçovi".
Sipas autoriteteve, një 15-vjeçar është transportuar në spital pasi është qëlluar më armë zjarri për motive të dobëta ende të pasqaruara.
Policia ka identifikuar autorin, një 17-vjeçar me inicialet A.Gj., gjithashtu nxënës të të njëjtit institucion, që ndodhet në lagjen nr.4, dhe po kontrollon territorin për ta kapur.
Ndërkohë, i plagosuri i identifikuar me inicialet L.Rr. sipas mjekëve ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për rrjetën. (A2 Televizion)