
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, pikërisht në ambientet e portit të Durrësit.
Trupi i pajetë i një personi të identifikuar si 55-vjeçari Artur Aruçi u gjet në terminalin e pasagjerëve. Personi ishte punëtor për pastrim e gjelbërim.
Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune dhe mendohet se personi ka humbur jetën për shkaqe natyrore.
Autoritetet ligjzbatuese po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht, sipas burimeve të A2 mendohet se i ndjeri mund të ketë pësuar një infarkt fatal. Viktima ndodhej në atë moment në afërsi të një rezistence për ngrohje, dhe për pasojë veshjet e tij kanë marrë flakë, duke alarmuar edhe kolegët e tij. (A2 Televizion)