
Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës të premten, pasi një ditë më parë plagosi me kaçavidë dy persona.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten në ambientet e një lokali në rrugën “Kostandin Kristoforidhi” në Tiranë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, i arrestuari me inicialet P.B., ka goditur me kaçavidë, shtetasit M.Th. dhe R.Ll., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., për veprat penale "Kanosja", "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)