Gjashtë mini-sera kanabisi të fshehura në një masiv kallamash buzë ujit, janë zbuluar këtë të shtunë nga policia në Velipojë.
Në kuadër të operacionit në fshatin Baks, janë asgjësuar 270 bimë kanabisi, ndërsa janë arrestuar në flagrancë dy personat që i ruanin bimët e kultivuara.
Materialet procedurale për rastin në fjalë i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, më herët në kuadër të operacionit policor të koduar “Baks 1”, u vu në pranga një 19-vjeçar dhe u sekuestruan 2 armë zjarri (1 armë zjarri pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak.
Pas disa javë hetimesh proaktive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Baks 2”.
Në kuadër të operacionit shërbimet e Policisë duke përdorur dhe dronë për të monitoruar lëvizjet e autorëve, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:
- O. J., 33 vjeç dhe L. Sh., 28 vjeç, të dy banues në fshatin Baks, Velipojë.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke zbuluar nga plasmasi miniserat, të cilat gjatë natës i mbulonin me plasmas.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të bimëve narkotike dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua me anë të djegies. (A2 Televizion)
Njoftimi i policisë për operacionin