
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Luz të Fushë-Krujës. Një i mitur ka goditur me thikë villain e tij, duke e plagosur atë.
Sipas policisë, autori është 16-vjeçari me inicialet O.O. Pak pas krimit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë të miturin.
Ai akuzohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me thikë vëllain e tij, 22-vjeçarin me inicialet A.O. (A2 Televizion)