Aksident i rëndë në Tiranë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në rrugën “Xhanfize Keko” janë përfshirë edhe dy këmbësorë, Erion Balla dhe Hidajete Salliu, që kanë humbur jetën.
Sipas dëshmitarëve, dy automjetet Wolswagen, një ”Golf” dhe një New Beatle” u përplasën duke përfshirë edhe dy kalimtarë që po kalonin në vijat e bardha në zonën e kryeqytetit të njohur si “Xhamlliku”.
Drejtuesit e dy automjeteve, shtetasit E.L dhe E.M janë shoqëruar në komisariat për verifikime të mëtejshme, ndërkohë që forcat e rendit ndodhen në vendngjarje për të kuptuar dinamikën e tragjedisë. (A2 Televizion)