Një tragjedi shqiptare në fundvitin e nxehtë të Australisë. Një çift të rinjsh të martuar kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda në shtëpinë tyre të Yarraville, në afërsi të Melburnit.
Bëhet fjalë për Veton dhe Lindita Musain, 25 dhe 29 vjeç, që ishin martuar vetëm një vit më parë. Ngjarja e rëndë merr një dimension ende më tragjik kur mësohet se i akuzuari i vetëm për masakrën është i ati i Linditës, 55- vjeçari Osman Shaptafaj.
Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar Shaptafajn në gjestin ekstrem, edhe pse mediat australiane kanë deklaruar se marrëdhënia e të atit me të bijën kishte konflikte të ndryshme.
Lindita dhe Vedat Musai, 25 dhe 29 vjeç, u vranë nga Osman Shaptafaj. Lindita punonte si sekretare, Vedati ishte nëpunës në bankë Lindita dhe Vedati ishin martuar një vit më parë Lindita Musai Osman Shaptafaj Osman Shaptafaj vrau të bijën dhe dhëndrin në pragun e Vitit të Ri. Vendngjarja në Yarraville, në afërsi të Melburnit.
Vrasje ndodhi në shtëpinë e çiftit në Yarraville rreth orës 10.30 lokale, kur banesa e tyre ishte edhe të ftuar të ndryshëm, ndoshta pikërisht për të festuar Vitin e Ri.
Vrasësi pasi qëlloi mbi të bijën dhe dhëndrin, tentoi të vetëvritej por ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.
Lindita punonte si sekretare në një kompani ndërkombëtare që merret me prona të paluajtshme, ndërkohë që Vedati punonte në një bankë jo larg punës së saj.
Të afërmit e familjes kanë mohuar që mund të kishte një motiv fetar në vrasjen, duke nënvizuar që Shaptafaj nuk ishte person religjioz. (A2 Televizion)