
Autori i dyshuar i plagosjes së dy vëllezërve një ditë më parë në Shkodër është vënë në pranga.
Policia bën të ditur se falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, krehjes së zonës bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë e mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm të kapej dhe ndalohej shtetasi Xhevahir Fikaj, 47 vjeç.
Sipas policisë, ky shtetas dyshohet si autor i plagosjes me armë zjarri të shtetasit I.G, si dhe i plagosjes me sende të forta të shtetasit L.G (vëllezër), pas një konflikti për motive pronësie. (A2 Televizion)