
Plagosja e dy serbëve në Kosovë ka nxjerrë në protestë qindra qytetarë të tjerë serbë të cilët në shenjë indinjimi kanë bllokuar aksin rrugor Prevallë-Shtërpcë.
Qytetarët serbë kanë vendosur goma në të dyja anët e aksit rrugor dhe i kanë vendosur atyre flakën duke bllokuar në këtë mënyrë qarkullimin e mjeteve.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur bisedimet me protestuesit që të largohen dhe të hapin rrugën.
Dy qytetarët serbë u qëlluan me armë zjarri pranë Shtërpcës nga një makinë në lëvizje. Autori i këtij krimi u arrestua pas disa orësh, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Sipas të dhënave ai është anëtar i FSK.
Për këtë incident reagoi Lista Serbe e cila akuzoi autoritetet e Kosovës se po qëllon ndaj civilëve, ndërkohë që kryeministri Kurti dënoi aktin dhe kërkoi dënim të rëndë për autorin. (A2 Televizion)