
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e mbrëmjes së kaluar në Velipojë, ku si pasojë e të shtënave me armë mbeti i plagosur në bark 48-vjeçari Pjetër Brushtulli.
Sipas të dhënave paraprake, objektivi i këtij atentati sapo kishte dalë nga burg, pas 15 vitesh dënim për një vrasje të kryer në vitin 2002.
Pjetër Brushtulli kishte vrarë Kolec Nushin në 2002, por arrestimi i tij u bë i mundur vetëm në vitin 2008.
Tashmë, hakmarrja dyshohet të jetë motivi kryesor i atentatit ndaj 48-vjeçarit, i cili mori dy plumba në bark pranë një restorti dhe ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.
Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për identifikimin e autorit të ngjarjes, i cili tronditi zonën turistike të Velipojës, disa ditë pas çeljes së sezonit. (A2 Televizion)