
Një person nga Himara është paraqitur në Spitalin e Vlorës me dëmtime në kokë dhe në fyt.
Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se 35-vjeçari ka një të prerë të thellë në fyt.
Policia ende nuk ka identifikuar personin dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. (A2 Televizion)