Plagosje me armë zjarri në Durrës

Nga A2 CNN
16 Maj 2022, 14:01 | Kronikë
Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person raportohet të jetë plagosur me armë zjarri pak pas mesditës së të hënës në qytetin e Durrësit.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në lagjen nr.1. Nga të dhënat e para, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është qëlluar më armë zjarri ndaj shtetasit A. K., 31 vjeç, i cili ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos