Gjendet i pajetë në banesë një 42-vjeçar në Vlorë

Nga A2 CNN
15 Maj 2022, 20:20 | Kronikë
Gjendet i pajetë në banesë një 42-vjeçar në

Një 42-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” në qytetin e Vlorës.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale F. A. është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij në banesë. Ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.   

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos