
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Durrës. Një grua ka rënë nga pallati pranë zonës së stacionit të trenit në qytetin bregdetar.
Nga informacionet paraprake mësohet se gruaja rreth të gjashtë dhjetave me iniciale E.K është dërguar drejt Spitalit të Tiranës.
Të paqarta rrethanat e ngjarjes, nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me vetëhedhje apo ngjarje aksidentale. Policia ndodhet në vendngjarje.
Në përditësim... (A2 Televizion)