
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Shijakut, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Sipas të dhënave të policisë, shtetasi i plagosur është 29-vjeçari Henri Isai, i cili është qëlluar në këmbë dhe është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.
Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorit. (A2 Televizion)