Akuzohen për korrupsion, gjykata lë në burg dy efektivët e “Shqiponjave”

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 12:17 | Kronikë
Akuzohen për korrupsion, gjykata lë në burg dy efektivët e

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy efektivët e “Shqiponjave”, Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha, të akuzuar për "korrupsion".

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata shpallin moskopetencën dhe dosja do i kalojë SPAK. Dy efektivët e shqiponjave u arrestuan në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore pasi morën 100 euro ryshfet për të toleruar shkeljen e rregullave të qarkullimit nga një qytetarë.

Në të vërtetë, ky ishte një agjent i infiltruar nga AMP. Gjatë arrestimit, atyre ju gjetën me vete 1400 euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos