
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së enjtes në Vlorë. Mësohet se 40-vjeçari Dëfrim Pashaj është dërguar në urgjencë me plagë plumbi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në lagjen “10 Korriku”. Ndërkohë, policia bën të ditur se autori, një 38-vjeçar është vënë në pranga.
Sipas policisë, autori i dyshuar e ka qëlluar 40-vjeçarin me armë gjahu në krahun e djathtë pas një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri po merre mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)