Zjarr në banesë pas rrjedhjes së gazit, humb jetën i moshuari në Fushë Krujë

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2023, 14:44 | Kronikë
Zjarr në banesë pas rrjedhjes së gazit, humb jetën i

Një i moshuar ka humbur jetën në Fushë Krujë pas rënies së një zjarri në banesën e tij. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”.

Dyshohet se zjarri në banesë ka rënë pas rrjedhjes së gazit e për pasojë  92-vjeçari që ndodhej në shtëpi nuk ka mundur të shpëtojë.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos