Plagosje me thikë në Kamëz, arrestohet autori

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2020, 12:05 | Kronikë
Plagosje me thikë në Kamëz, arrestohet autori

Konflikti mes disa personave në Kamëz ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me thikë.

Ngjarja është regjistruar në “Bulevardin Blu”, ku 23 vjeçari I. P. Pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me thikë 25-vjeçarin R.K., i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Kamzë kanë mundur që brenda një kohe të shkurtër të zbardhin ngjarjen dhe të venë në pranga autorin e ngjarjes, si dhe të sekuestrojnë armën e krimit.

Gjithashtu ka nisur procedimi penal dhe për një 34 vjeçar të përfshirë në konflikt, i cili akuzohet për plagosje të lehtë me dashje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos