
Një plagosje me thikë ka ndodhur në Vlorë pasditen e së hënës. Mësohet se me plagë thike në ambulancë është paraqitur 37-vjeçari Rigert Dine.
37-vjeçari ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-shinave të trenit. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende. (A2 Televizion)