Planet për stadiumin, UNESCO heq portin e Liverpool nga lista e trashëgimisë botërore

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 18:35 | Bota
Planet për stadiumin, UNESCO heq portin e Liverpool nga lista e

Një lajm i keq vjen për qytetin e Liverpoolit në orët e fundit. UNESCO votoi për të hequr portin e qytetit nga lista e vendeve të trashëgimisë botërore.

Arsyeja është zhvillimi i tepërt i mjediseve, përfshirë planet për një stadium të ri futbolli, të cilat e bënë atë të humbasë autenticitetin.

Gjatë seancës së komitetit të UNESCO, të kryesuar nga Kina, votat pro ishin 13 ndërsa ato kundër 5, vetëm një më shumë se shumica e kërkuar e dy të tretave. Kështu që vendimi që u mor ishte heqja e portit të Liverpool nga lista e monumenteve globale të trashëgimisë.

Për më tepër, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën e kishte paralajmëruar më parë qytetin se zhvillimet e planifikuara urbane, të cilat gjithashtu përfshijnë stadiumin e ri të klubit Everton, do të bënin që ai të humbte identitetin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos