Turma pushton qendrat e vaksinimit, ndalet procesi, shkarkohet ministri

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 18:22 | Bota
Turma pushton qendrat e vaksinimit, ndalet procesi, shkarkohet ministri

Ministria e Shëndetësisë në Tunizi njofton pezullimin e ditëve të lira të vaksinimit kundër koronavirusit për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të marrin vaksinën pas trazirave të regjistruara në disa qendra ku realizohet ky proces.

Mijëra njerëz pushtuan qendrat e hapura nga Ministria e Shëndetësisë ku do të kryhej vaksinimi në ditën e Kurban Bajramit, për të gjithë qytarët që dëshironin, pa dallim moshe.

Pas kësaj ngjarje, kryeministri Hichem Mechici vendosi të shkarkojë ministrin e shëndetësisë, Faouzi Mehdi dhe ta zëvendësojë atë me Mohamed Trabelsin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos