Plani i masave për sezonin turistik, Ardi Veliu inspektim në Morinë

Nga A2 CNN
24 Korrik 2019, 09:37 | Aktualitet
Plani i masave për sezonin turistik, Ardi Veliu inspektim në

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu inspektoi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës zbatimin e masave për përballimin e fluksit të qytetarëve që kalojnë kufirin, në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë.

Drejtori Veliu iu kërkoi efektivëve angazhim maksimal për të krijuar lehtësi për qytetarët dhe për shmangien e radhëve në kufi. Ai porositi drejtuesit e Policisë kufitare në Morinë që në raste fluksi të aplikojnë procedurë të përshpejtuar, por në rastet kur kanë dyshime për paligjshmëri të ushtrojnë kontrolle në vijën e dytë të kufirit.

Gjatë mëngjesit të mërkurë ka pasur një fluks të madh të qytetarëve kosovarë në drejtim të Shqipërisë, që vijnë për të kaluar pushime në bregdet. Vetëm në orët e parë të mëngjesit kanë hyrë në territorin shqiptar mbi 5000 shtetas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos