Plani për mbrojtjen nga kriza, efektet mbi biznesin e mesëm dhe atë të madh

Nga A2 CNN
13 Tetor 2021, 13:51 | Aktualitet

Prej të shtunës, kur kryeministri Edi Rama publikoi planin e tij me 3 pika për mbrojtjen e konsumatorit dhe përballimin e krizës së energjisë, ende nuk dimë detaje konkrete për mënyrën se si ky plan do të vihet në zbatim dhe as për efektet që kriza do të ketë mbi biznesin e mesëm e atë të madh, pasi skema e çmimit mbetet ende e papërcaktuar. Fakt është që rreth 7 000 biznese të mëdha që furnizohen me energji elektrike, do të përballen me çmimet e energjisë sipas bursës. Por, çfarë pret sot biznesi në Shqipëri, teksa vijon të mbajë peshën e të ardhurave në Shqipëri? Me zotin Luan Bregasi, kryetar të “Biznes Albania”, do të diskutojmë në studion e “Ditari”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos