Plas sherri mes 2 grupeve në Kavajë! Arrestohet 23-vjeçari, në kërkim shoku i tij (VIDEO)

Nga A2 CNN
24 Gusht 2023, 11:51 | Kronikë

Një sherr me sende të forta është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku disa të persona kanë goditur me grushte si dhe i kanë dëmtuar makinën një 44-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë ku siç shikohet në pamje, 23-vjeçari Danjel Habibi, së bashku me disa shokë të tjerë kanë dhunuar me grushte 44-vjeçarin Z. L.. Ky i fundit ishte brenda në makinë, e ndërsa i riu me disa persona të tjerë e qëllonin me grushte.

Ndërkohë, pasi autorët kanë tentuar që të largohen, një person ka dalë nga makina ku qëndronte 44-vjeçari dhe i është kundërpërgjigjur grupit kundërshtar me grushte.

Si pasojë e dhunës, 44-vjeçari ka marrë plagë në trup, ku është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim shokun e 23-vjeçarit, Q. B., si edhe po vijon hetimet identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë rast.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje nuk janë të ditura, ku policia i identifikon si “motive të dobëta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos