“Plas” te Barcelona, Messi kundër Abidal

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 10:47 | Futboll
“Plas” te Barcelona, Messi kundër Abidal

Duket se ndryshimi i trajnerit jo vetëm që nuk e ka qetësuar situatën te Barcelona, por e ka tensionuar edhe më shumë.

Ditën e djeshme, Leo Messi i shpalli luftë të hapur Sekretarit Teknik të klubit, Eric Abidal, pas deklaratave të këtij të fundit në gazetën “Sport”. Duke folur për largimin e Ernesto Valverdes dhe zëvendësimin e tij nga Quique Setien, Abidal tha: “Shumë lojtarë nuk ishin të kënaqur, nuk punonin mirë dhe kishte probleme me komunikimin e brendshëm”.

Messi iu përgjigj ashpër në Instagram ish-shokut të tij të skuadrës: “Sinqerisht, nuk më pëlqen të bëj gjëra të tilla, por mendoj se të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë për punën që u takon. Lojtarët përgjigjen për atë që ndodh në fushë dhe ne kemi qenë të parët që e kemi pranuar kur nuk kemi luajtur mirë. Kur flitet për lojtarët, duhet të japësh emra, ndryshe hedh poshtë punën e të gjithëve me gjëra që nuk janë të vërteta.”

Sot, “El Mundo Deportivo” shkruan se Presidenti i Barcelonës, Bartomeu mund të marrë shkarkojë nga detyra francezin Eric Abidal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos