
Fitorja e katërt me radhë për Paris Saint Germain, që sikurse në Angli, e ka vrarë kampionatin francez me 15 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt.
Në takimin e javës së 24-t, parizienët mundën 2-1 skuadrën e Nantes, në transfertë.
Icardi dhe Keher shënuan për kampionët e Francës dy gola që mjaftuan për të marrë 3-pikëshin e radhës.
Trajneri Tuchel, edhe pse nuk e ka zgjidhur ende çështjen “Mbappe” prej ndeshjes së kaluar, zgjodhi ta hedhë në fushë si titullar yllin francez, ndërkohë që vijon të mos gjejë hapësira në formacion sulmuesi Edinson Kavani, që ishte shumë pranë largimit në merkaton e dimrit. (A2 Televizion)