
Shorti i fazës “play-off” të Champions League ka bërë që misioni i Ajax-it dhe Porto-s, për të siguruar një vend në fazën e grupeve, të jetë tepër i vështirë.
Thuajse të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, përveç Young Boys dhe Slavia Prague-s janë të angazhuara në turin e tretë kualifikues.
Ajax-i, gjysmëfinalist dhe surprizë e edicionit të kaluar, duhet të triumfojë përballë PAOK-ut të Ergys Kaçes dhe Enea Mihajt dhe më pas do të gjejë përballë në “play-off” fituesin e çiftit Apoel-Karabak.
Mjaft e vështirë edhe rruga e Porto-s, që fillimisht duhet të kalojë Krasnodarin dhe më pas do të ndeshet me fituesin e çiftit Olimpiakos-Instambul Basaksehir. (A2 Televizion)